Kryeministri Albin Kurti ka shpallur vitin 2025 si “Vitin e Gruas” dhe ka theksuar angazhimin e Qeverisë për të rritur mbështetje për gratë dhe vajzat në Kosovë.
Ai kujtoi se gjatë mandatit të parë, masat e ndërmarra për nënat lehona dhe fëmijët deri në moshën 16 vjeç, ndihmuan që mbi 12 mijë gra të gjejnë vende pune dhe që më shumë se 100 mijë gra hapën llogaritë e tyre bankare për herë të parë.
Kurti premtoi se mbështetja për gratë do të vazhdojë dhe do të rritet, duke përfshirë programin “Superpuna për Gratë”, që do të synojë rritjen e aktivitetit të grave në ekonomi në mandatin e ardhshëm.