Kritikoi kuvendin ‘Panserb’, Vuçiç: SHBA ka shkaktuar krizën në Bosnje-Hercegovinë

0 minutes, 46 seconds Read

Shtetet e Bashkuara janë ato që kanë shkaktuar krizën në Bosnje dhe Hercegovinë. Me këtë akuzë i është përgjigjur Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Sarajevë, për takimin e ‘panserb’ në Beograd, e cila sipas tyre cenon marrëveshjen e Dejtonit dhe institucioneve të Bosnjes.

Vuçiç kërkoi nga partnerët amerikanë, siç i quan ai, t’i përgjigjen se si “kanë ardhur në përfundim dhe kujt akti i referohen se prona është e autoriteteve qendrore, dhe jo e entiteteve siç është shkruar në Marrëveshjen e Dejtonit”.

Vuçiç thekson në rrjetin social Instagram se prona u takon entiteteve dhe jo autoriteteve qendrore. Kreu i shtetit serb iu referua çështjes së majit të vitit 2023, kur SHBA-ja deklaroi se prona e shtetit të Bosnje e Hercegovinës mund të zgjidhet me ligj shtetëror dhe jo me ligj entiteti.

 

Publikime te ngjashme