Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur zyrtarisht procesin e numërimit të 100 për qind të votave për kandidatët për deputetë. Mbështetur në rezultatet përfundimtare të shpallura nga KQZ, renditja e pesë personaliteteve më të votuara brenda katër subjekteve kryesore politike mbetet e pandryshuar.
Lista e fituesve kryesorë sipas subjekteve:
-
Lëvizja Vetëvendosje (VV): Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati dhe Donika Gërvalla.
-
Partia Demokratike e Kosovës (PDK): Bedri Hamza, Arian Tahiri, Përparim Gruda, Uran Ismaili dhe Sala Jashari.
-
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK): Lumir Abdixhiku, Hykmete Bajrami, Ukë Rugova, Avdullah Hoti dhe Doarsa Kica-Xhelili.
-
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK): Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, Bekë Berisha dhe Agim Çeku. /lajmishqip.net

