Kosova mes pesë shteteve të para që dërgojnë trupa në Gazë: Detajet e misionit të madh ndërkombëtar

0 minutes, 41 seconds Read

Jasper Jeffers, komandanti i Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gazë, ka konfirmuar zyrtarisht se Kosova është zotuar për dërgimin e trupave ushtarake me qëllim garantimin e sigurisë në Gazë. Sipas zyrtarit të lartë, Kosova dhe Shqipëria janë pjesë e pesë shteteve të para, krahas Indonezisë, Marokut dhe Kazakistanit, që kanë dhënë zotime konkrete për këtë mision.

Jeffers bëri të ditur se faza e parë e operacionit fokusohet në dislokimin e forcave për ofrimin e sigurisë fillestare dhe trajnimin e policisë vendase, deri në arritjen e stabilitetit të plotë. Në fazën e saj përfundimtare, kjo forcë ndërkombëtare pritet të jetë mjaft e fuqishme, duke numëruar deri në 25 mijë ushtarë dhe 12 mijë policë amerikanë në zonat e shkatërruara nga lufta. /lajmishqip.net

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Publikime te ngjashme