Dy medalje të bronzta në individual edhe një në ekipore, është bilanci i suksesit të Kombëtares së Kosovës në karate në Kampionatin Ballkanik të karatesë, të mbajtur në Budva të Malit të Zi.
Fortesa Orana dhe Diellza Mahalla fituan medaljet në kategorinë 68+ kg. Në të njëjtën kategori, Diellza Sejdijaj u rendit e pesta.
Në ekipore, medaljen e bronztë e fituan sërish vajzat, ndërsa djemtë u renditën në vendin e pestë.