Kosova arreston spiunin e radhës, u kap pikën kufitare të Jarinjës

0 minutes, 40 seconds Read

Prokuroria Speciale e Kosovës, në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe Policinë e Kosovës në rajonin e Mitrovicës ka arrestuar një person, i akuzuar për spiunazh.

“I arrestuari A.V. dyshohet për kryerjen e veprës penale ‘Spiunazhi’, nga neni 124 të KPRK-së.

I njëjti me aktvendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Speciale është ndaluar 48 orë dhe nga Policia e Kosovës është kryer bastisje në banesën e të dyshuarit”, thuhet në njoftim.

Mësohet se i arrestuari është shtetas kosovar i nacionalitetit serb, Aleksandar Vlajic, i cili është ndaluar në pikën e kalimit kufitar në Jarinje.

Tre javë më parë, policia kishte arrestuar edhe dy persona të tjerë në Ferizaj për spiunazh e të cilët janë në paraburgim.

Publikime te ngjashme