“Kontrabanda me armë”, Musliu publikon pamje: Pse autoambulanca ndalet ku ka huliganë serbë?

0 minutes, 52 seconds Read

Drejtori i Institutit Octopus, Agim Musliu, ka publikuar një video të 6 dhjetorit të vitit 2022, ku shihet një autoambulancë tek ndalet pranë një turme njerëzish në veri të Mitrovicës.

Ai ka shtruar pyetjen se çfarë e shtyn të ndalojë një autoambulancë në mes të rrugës ku janë të mbledhur disa huliganë, derisa ka theksuar se asnjë i sëmurë nuk ka hyrë brenda.

Eksperti i çështjeve të sigurisë ka hedhur këtë video në rrjete sociale pak ditë pas deklaratave të deputetes britanike Alicia Kearns, e cila ka thënë se Serbia kontrabandon armë me autoambulanca drejt kishave ortodokse në Kosovë.

“Një pyetje, besoj retorike, për skeptikët: Pse ndalon një “autoambulancë” me sinjalistikë të urgjencës në mes të rrugës, ku janë të mbledhur disa huliganë?”, shkroi ai.

“Huliganët e hapin derën e “autoamblulancës”, gjersa ajo e ndal sinjalistikën me zë, flasin me dikë brenda, dhe pas pak niset. Nuk shihet asnjë njeri “i sëmurë” që hyn në “autoambulancë”.

Publikime te ngjashme