Kongresisti amerikan, Ritchie Torres, ka njoftuar se njoftuar se Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth, i ka kërkuar të shkarkojë nga pozita e Zëvendës Sekretares së Shtypit në këtë departament, Kingsley Wilson, e cila në vitin 2023 kishte shkruar publikisht “bëje Kosovën Serbi sërish”.
Torres në profilin e tij zyrtar në “X”, ka publikuar edhe letrën ku ka kërkuar shkarkimin e zyrtares Wilson.
“Sot i shkrova Sekretarit të Mbrojtjes duke bërë thirrje ta shkrojë nga detyra Zëvendës Sekretaren e Shtypit në këtë departament.Duke pasur parasysh fushën e minuar të retorikës antisemitike, komploteve nacionaliste të të bardhëve dhe propagandën pro-Kremlinit që Wilson e ka përhapur me krenari, prania e saj e mëtejme në Pentagon është një njollë në reputacionin e tij”, ka shkruar Torres në rrjetin social X.
Ndërsa, në letër thuhet se Kingsley Wilson, në postimet e saj në rrjetet sociale, e ka afirmuar propagandën anti-kosovare, duke theksuar se ky është “një sulm i drejtpërdrejtë ndaj më pro-amerikanëve aleate në Evropë”, gjë që “e përafron atë me interesat e Vladimir Putin”.
Torres edhe më herët ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Wilson, Zëvendës Sekretare e shtypit në Departamentin e Mbrojtjes, lidhur me Kosovën. Ai kishte pohuar se Kosova ka qenë dhe vazhdon të jetë aleati më i madh amerikan në Ballkanin Perëndimor, duke refuzuar çdo tentativë për të ndryshuar historinë.
Administrata e re amerikane emëroi Kingsley Wilson në postin e Zëvendës Sekretarit të Shtypit të Departamentit të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara.
Me marrjen e detyrës, Wilson njoftoi në rrjetet sociale se ishte e nderuar që u emërua në këtë detyrë dhe se Amerika do të jetë më e fortë se kurrë./Telegrafi
Today, I wrote to @SecDef calling for @DepPressSecDOD to be removed from her position.
Given the minefield of antisemitic rhetoric, white nationalist conspiracies, and pro-Kremlin propaganda that Wilson has proudly spread, her continued presence at the Pentagon is a stain on… pic.twitter.com/NNu1zSEJu6
— Rep. Ritchie Torres (@RepRitchie) March 6, 2025