Kjo është gruaja që u vra në fshatin Stanoc të Vushtrrisë

0 minutes, 48 seconds Read

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në fshatin Stanovc të Vushtrrisë. Pronari i furrës “Diellza”, Arsim Morina ka vrarë me armë zjarri punëtoren e tij, Nexhmije Haradini e më pas edhe vetën.

Sipas informacioneve dy trupat e pajetë të viktimave janë gjetur tek një nënkalim që është afër furrës.

Njoftimi i plotë i prokurorisë:

Një e vrarë dhe një i vetë vrarë në Stanoc të Vushtrrisë

Si pasojë e te shtënave dy persona kanë mbetur të vdekur në fshatin Stanoc të Vushtrrisë.

Dyshohet se një burrë fillimisht e ka privuar nga jeta një grua, dhe pastaj ka bërë vetëvrasje.

Në vendngjarje ka dalur prokurori kujdestar i PTH Mitrovicë.

Në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja që dyshohet se janë përdorur në këtë krim. Janë duke u intervistuar dëshmitarë dhe në koordinim me policinë janë duke u hetuar të gjitha rrethanat që kanë quar në këtë ngjarje të rëndë.

Publikime te ngjashme