Klubi i futbollit Liria ka filluar sezonin e ri me entuziazëm të madh dhe me synim të qartë: rikthimin në Superligën e Kosovës. Pas një periudhe intensive përgatitore, skuadra duket e gatshme për sfidat që e presin.
Mbështetja e tifozëve ka qenë e jashtëzakonshme, me shitje rekord të ndërresave për sezonin e ri. Kjo tregon besimin e madh që tifozët kanë te skuadra prizrenase dhe dëshirën e tyre për ta parë Lirinë sërish në elitën e futbollit vendas.
Trajneri Granit Begolli shprehet optimist: “Kemi punuar shumë gjatë verës. Skuadra është e motivuar dhe e përgatitur mirë fizikisht. Objektivi ynë është i qartë – duam të kthehemi aty ku e kemi vendin, në Superligë.”
Me përforcimet e reja dhe formën e mirë të lojtarëve ekzistues, KF Liria synon të jetë protagonist i sezonit. Ndeshja e parë e kampionatit do të zhvillohet më te shtunen e ardhshme me date me datë 17.08.2024, ndërsa KF Liria do të luaj me datë 18.08.2024 si vendase kundër Trepçës, ku Liria do të kërkojë një fillim të mbarë të sezonit. Loja fillon në ora 17:00
Tifozët presin me padurim fillimin e ndeshjeve, ndërsa klubi vazhdon përgatitjet e fundit për një sezon që premton shumë.