Këto janë tre exit poll-et e garës Rama-Çeku të publikuara për Prishtinën

0 minutes, 34 seconds Read

Sipas tri matjeve të para zgjedhore (Exit Poll-eve) të realizuara pas mbylljes së votimit për balotazhin në Komunën e Prishtinës, kandidati i LDK-së, Përparim Rama, prin ndaj kundërkandidatit të LVV-së, Hajrullah Çeku, në të gjitha sondazhet e publikuara deri tani, shkruan Insajderi.

Exit Poll-i i Klan Kosovës e rendit Ramën në krye me 53.62% të votave, ndërsa Çeku rezulton me 46.38%.

Edhe UBO Consulting jep epërsi të ngjashme për kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke e vlerësuar me 54.1%, kundrejt 45.9% për kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje.Ndërkohë, sipas Exit Poll-it të Baton Haxhiut, Rama ka marrë 52.8%, ndërsa Çeku 47.2% të votave.

Publikime te ngjashme