Disa njerëz thuhet se kanë injoruar paralajmërimet e “ikjes ose vdekjes” dhe u përballën me zemërimin e uraganit Milton.
Milton solli erëra të fuqishme, një stuhi vdekjeprurëse dhe përmbytje në pjesën më të madhe të Floridës natën e së mërkurës, pasi arriti në tokë përgjatë bregut të Gjirit si një stuhi e kategorisë 3, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Përpara mbërritjes së ciklonit, mijëra banorë evakuuan shtëpitë e tyre në përpjekje për të mbijetuar pasi autoritetet paralajmëruan “nëse qëndroni, do të vdisni”.
Por dhjetëra vendas kokëfortë qëndruan, duke zgjedhur të përballen me stuhinë.
Kështu, disa janë parë duke bërë sërf, duke vrapuar pranë plazhit, duke pozuar për fotografi në shira të dendur dhe duke bërë shtytje përgjatë një skele ndërsa dallgët vërshojnë./Telegrafi