Kërkoi divorc pas akuzave për përdhunim – gruaja e Akimi nuk do të marrë asgjë pasi futbollisti të gjithë pasurinë e ka vënë në emrin e nënës së tij

1 minute, 26 seconds Read

Në internet qarkullojnë informacione se futbollisti maroken, Achraf Hakimi, ia ka vënë të gjithë pasurinë nënës së tij, Sadia Mouthi dhe se në këtë drejtim gruaja e tij, Hiba Abouk, nuk do të marrë asnjë dëmshpërblim për ndarjen e pasurisë pas divorcit.

Pasi ky lojtar i madh i PSG-së u akuzua për përdhunim, gruaja e tij Hiba bëri menjëherë kërkesën për divorc me akuzën e tradhtisë dhe pasi e bëri këtë, ajo shkoi në gjykatë për të kërkuar gjysmën e pasurisë së futbollistit maroken.

Mediat franceze shkruajnë, por ende jozyrtarisht, se Hakimi të gjitha pasuritë e tij ia ka vënë të ëmës në mënyrë që në letër praktikisht të mos ketë asgjë dhe gruaja e tij të mos marrë as një pjesë të pasuria e fituar, e cila llogaritet në 70 milionë euro.

Mirëpo nga dokumentet dyshohet se të gjitha pasuritë i përkisnin nënës së Hakimit dhe atij.

Hakimi ka një rrogë mujore prej një milion eurosh, ndërsa me gruan e tij Hiban ka nisur lidhjen që në moshën 19-vjeçare. Ajo ishte 31 vjeçe në atë kohë.

Mbrojtësi i PSG-së u akuzua për përdhunimin e një gruaje kur gruaja dhe familja e tij ndodheshin në Dubai, gjë që ai e mohoi.

Futbollisti maroken, Achraf Hakimi u transferua nga Interi te PSG dy vite më parë për 71 milionë euro.

Foto: Getty Images

I martuar me një aktore spanjolle me origjinë libiane, ka dy djem dhe konsiderohet një futbollist shumë i devotshëm./Telegrafi

 

Publikime te ngjashme