Për të marrë një pasaportë gjermane, të huajt duhet të paraqesin dëshmi të zotërimit të gjermanishtes. Siç u tregua në një proces gjyqësor në Shtutgart, ky sistem nuk është aspak i sigurt ndaj falsifikimit.
Duke përdorur një sistem profesionalisht të sofistikuar, dy vëllezër në Baden-Württemberg kanë falsifikuar dhe shitur për qindra njerëz dokumente si certifikata gjuhësore dhe certifikata nga Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët, transmeton albinfo.ch.