Joshua thyhet shpirtërisht pas tragjedisë, zbulohet mesazhi rrëqethës për “burrat e mëdhenj” që humbën jetën

1 minute, 19 seconds Read

Bota e sportit dhe adhuruesit e Anthony Joshuas janë tronditur nga reagimi i fundit i boksierit, i cili ka shprehur një dhimbje të papërshkrueshme për humbjen e miqve që ai i konsideronte “vëllezër”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Joshua ka shprehur mirënjohje për solidarizimin e publikut, duke vënë në pah rëndësinë dhe vlerën e jashtëzakonshme të njerëzve që e rrethonin.

Boksieri ka shkruar fjalë drithëruese, duke rrëfyer se sa goditëse është kjo periudhë si për të, ashtu edhe për prindërit e të ndjerëve:

“Ju falënderoj për gjithë dashurinë dhe kujdesin që keni treguar ndaj vëllezërve të mi. Nuk e kisha kuptuar plotësisht se sa të veçantë ishin ata. Ecja krah tyre dhe bëja shaka, pa e ditur se Zoti po më mbante në praninë e burrave të mëdhenj. Është tejet e vështirë për mua, por e di që është edhe më rëndë për prindërit e tyre. Besoj se Zoti i njeh zemrat e tyre. Mëshira e Tij qoftë mbi vëllezërit e mi”, ka shkruar ai.

Joshua, i cili shquhet për forcën e tij të pamposhtur në ring, këtë herë ka shfaqur anën e tij më të ndjeshme njerëzore. Ai ka pranuar se kjo humbje është “100% e rëndë”, duke u lutur që forca shpirtërore dhe besimi t’i ndihmojnë familjarët dhe atë vetë për ta përballuar këtë tragjedi./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme