“Janë njerëz të poshtër”: Rrëfimi tronditës i Daut Haradinajt për lojën e ndërkombëtarëve me lirinë e tij

1 minute, 5 seconds Read

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka ndarë së fundmi një dëshmi të pathënë më parë, duke u ndalur në një episod dramatik që lidhet me drejtësinë ndërkombëtare. Gjatë rrëfimit të tij, ai zbuloi një ngjarje të pazakontë që i kishte ndodhur gjatë kohës sa ishte në vuajtje të dënimit.

Haradinaj tregoi se në vitin 2005, ndërsa ndodhej në burgun e Dubravës, fillimisht ishte njoftuar zyrtarisht për lirimin e tij. Megjithatë, situata mori një kthesë të papritur kur forca të shumta ndërhynë për ta mbajtur sërish brenda qelisë, ende pa e kaluar pragun e burgut.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

“Këtë po e deklaroj për herë të parë publikisht: më 1 prill 2005, më erdhi vendimi për lirim. Zyrtarët e UNMIK-ut më kërkuan t’i mblidhja sendet personale sepse do të largohesha, pasi në atë kohë isha nën mbikëqyrjen e tyre direkte,” u shpreh ai.

Më tej, deputeti përshkroi momentet e tensionit të lartë që pasuan: “Pastaj erdhi një telefonatë e dytë. Papritur u shfaqën autoblinda, tanke e helikopterë dhe dhanë urdhrin për t’u kthyer mbrapsht. Ishte një vendim final që anuloi gjithçka. Dua të them se ata janë thjesht njerëz të poshtër,” përfundoi Haradinaj. /lajmishqip.net

Publikime te ngjashme