Ish-koloneli i ushtrisë amerikane, Philippe Rogers, i cili shërbeu gjatë operacioneve ushtarake në Kosovë, ka analizuar pozicionin e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, duke përdorur një metaforë goditëse për mënyrën se si Serbia vazhdon ta perceptojë realitetin e shtetit të Kosovës.
“Jam koshient se kjo mbetet një temë politike tejet e ndjeshme me të cilën ai [Vuçiq] detyrohet të përballet. Po huazoj një përshkrim që e kam dëgjuar nga një mjeke gjatë një fjalimi – e që mendoj se e pasqyron saktë, ndonëse në mënyrë kundërthënëse, perceptimin serb: ‘Kosova ngjan me një funeral në të cilin askush nga Serbia nuk dëshiron të marrë pjesë’”, deklaroi ai për mediat vendore.
Rogers ka rikonfirmuar qëndrimin e tij të prerë se pavarësia e Kosovës tashmë është një realitet i pakthyeshëm dhe një çështje e mbyllur./lajmishqip.net









