Bazuar në analizën dhe perceptimin e ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, Lëvizja Vetëvendosje duket se nuk ka vullnetin e nevojshëm për ta mbështetur Vjosa Osmanin për një mandat të dytë në krye të shtetit.
Këtë vlerësim profesional, Kryeziu e shpalosi gjatë emisionit “Pressing” në T7, ku me bindje potencoi se raportet aktuale politike flasin për një ftohje të interesit.
“Nuk vërehet një interesim i shtuar nga ana e LVV-së për ta rizgjedhur Vjosa Osmanin në postin e presidentes”, deklaroi prerazi ai./lajmishqip.net
