Interesim i jashtëzakonshëm për derbin mes Lirisë dhe Vëllaznimit, i cili pritet të zhvillohet nesër në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren.
Biletat për këtë përballje të zjarrtë tashmë kanë dalë në shitje, duke nxitur një entuziazëm të madh te tifozët e të dyja skuadrave.
Ndeshja do të luhet nesër (e diel, ora 13:00), dhe pritet të jetë një spektakël i vërtetë futbolli. Derbi mes Lirisë dhe Vëllaznimit është një nga përballjet më të pritura në futbollin kosovar, duke sjellë gjithmonë rivalitet dhe emocione të forta.
Tifozët janë të ftuar të sigurojnë biletat sa më shpejt për të mos humbur këtë sfidë të veçantë!