Instituti për Studimin e Luftës e konfirmon avancimin e trupave ukrainase rreth dhjetë kilometra në brendësi të territorit rus

0 minutes, 42 seconds Read

Ekspertë nga Instituti për Studimin e Luftës (ISW), kanë analizuar të dhënat e mbledhura dhe kanë konfirmuar avancimin e trupave ukrainasve rreth 10 kilometra brenda territorit rus – përkatësisht në rajonin e Kurskut.

“Forcat ukrainase kanë avancuar deri në dhjetë kilometra rajonin rus Kursk, dhe po vazhdojnë operacionet ofensive në territorin rus”, u tha ndër tjera nga ISW-ja.

Duke analizuar fotografitë satelitore të 6 dhe 7 gushtit, ku shihet autoblindat ukrainase që kanë lëvizur rreth 10 kilometra brenda kufirit rus, është konstatuar avancimi.

Shkalla dhe lokacioni i avancimit ukrainas në rajonin e Kurskut është konfirmuar edhe nga trupat ruse, që kanë përforcuar atë pjesë – duke dërguar trupa shtesë.

Madje për sulmet ukrainase ka reaguar edhe presidenti rus Vladimir Putin i cili i cilësoi si “provokime”, duke mbajtur takim me krerët e agjencive të sigurisë.

Publikime te ngjashme