Gazetari Valon Syla ka dhënë një informatë ekskluzive në “Pressing” të T7, ku ka thënë se javën e kaluar është takuar kryeparlamentari Glauk Konjufca me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Sipas Sylës në këtë takim është folur për çështjen e zgjedhjeve të reja.
“Një informatë ekskluzive po ta lëshoj. Glauku me Abdixhikun janë taku në lagjen Dragodan. Janë pa, çka kanë fol sigurisht është tema e zgjedhjeve dhe ky koordinimi”.
“Kjo ka ndodhur javën e kalune. Disponimi i VV-së është që zgjedhjet të mbahen në korrik, llogaritet që vjen diaspora dhe kanë dëshirë që në atë atmosferë të marrin vota më shumë dhe ta përdorin diasporën për lobim dhe influencim të shtëpitë e tyre”.
“Ndërkaq partitë e tjera të opozitës nuk e mbështesin, PDK-ja është për shtator, AAK-ja është për qershor. Ndërkaq Kurti në logjikën elektorale e ka tetorin si afatin e fundit”, ka thënë Syla. /Gazeta Express