Incidenti i tretë ajror në 24 orë, avioni del nga pista në Norvegji, fatmirësisht pa të lënduar

1 minute, 18 seconds Read

Një aeroplan pasagjerësh që fluturonte nga Norvegjia në Holandë doli nga pista gjatë një ulje emergjente, duke shënuar incidentin e tretë të këtij lloji në 24 orët e fundit. Fluturimi KL1204, një Boeing 737-800, përjetoi këtë problem gjatë uljes në aeroportin Oslo Torp Sandefjord, pasi kishte devijuar nga destinacioni i tij i planifikuar pas ngritjes nga aeroporti i Oslos (OSL).

Pasi përjetoi një problem në sistemin hidraulik, piloti vendosi të devijonte aeroplanin në aeroportin Sandefjord Torp, rreth 110 kilometra larg kryeqytetit norvegjez, për një ulje emergjente. Edhe pse ulja ishte e sigurt, aeroplani kaloi jashtë piste dhe ndaloi në një zonë me bar. Në bord ndodheshin 176 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit, të cilët fatmirësisht nuk u lënduan. Autoritetet kanë nisur një hetim për të zbardhur shkakun e incidentit.

Ky është i treti incident i këtij lloji brenda një periudhe 24-orëshe, pas një rasti tragjik në Korenë e Jugut, ku dyshohet se 179 persona humbën jetën. Po ashtu, një tjetër fluturim i Air Canada u detyrua të bëjë një ulje emergjente në aeroportin e Halifax për shkak të një defekti të ngjashëm në pajisjen e uljes.

Publikime te ngjashme