Një ngjarje e pazakontë dhune fizike është regjistruar gjatë orëve të fundit në territorin e komunës së Zubin Potokut.
Bazuar në raportin zyrtar 24-orësh të Policisë së Kosovës, mësohet se një mosmarrëveshje verbale mes dy kunatave ka degjeneruar në përleshje të drejtpërdrejtë fizike mes tyre.
Pas përfundimit të procesit të intervistimit, me urdhër të prokurorit të shtetit, rasti ka kaluar zyrtarisht në procedurë të rregullt ligjore./lajmishqip.net









