Ndërkohë që Kosova është duke e zhvilluar duelin e dytë të kampanjës së re të Ligës së Kombeve ndaj Qipros, Edon Zhegrova ia ka çuar një mesazh dardanëve.
Zhegrova ka publikuar një fotografi në rrjete sociale duke e shikuar ndeshjen përmes telefonit, teksa ka shkruar “fat të mbarë”, për Kosovën.
Kujtojmë që ai bashkë me Muric dhe Muslijan u përjashtuan nga Kosova pas thyerjes së rregullores.
Kosova po avancon me rezultat 2-0 pas pjesës së parë ndaj Qipros, me dy golat të cilat u realizuan nga Vedat Muriqi.