Hoxha nga Shqipëria thotë se pati defekte në numërimin e popullatës islame, fajëson edhe politiken

1 minute, 0 seconds Read

Justinian Topulli, hoxhë nga Shqipëria, foli në Pressing në T7 për regjistrimin e popullsisë në Shqipëri, ku në çështjen e besimeve fetare ka një rënie të numrit të myslimanëve.

“Në 2023, unë kam qenë prezent kur kanë ardhë për të pyetur nuk pranoi anketuesja që të përfshinte edhe pesë pjesëtarë tjerë të familjes time që i përkasin të njëjtit besim. Nuk është e mundur që nëse ka rënie të përkatësisë fetare, duhet të ketë tek gjithë shqiptarët. Nuk mundet që gjysmë milioni shqiptarë të jenë vetëm myslimanë, kemi mbi 300 mijë që thonë të besimit të papërcaktuar -kjo është nonsens”, tha ai.

Ai tha se një nga defektet e sheh, “dëshirën mos mi nxjerrë myslimanët qoftë edhe të identifikuar si myslimanë…Unë nuk e kam problemin që edhe 5% të dalin nëse kjo është e vërteta…”, tha ai.

“Të gjitha anketimet që janë bërë për 30 vjet në Shqipëri, nuk tregojnë një përqindje kaq të lartë të 10% të atyre që nuk deklarohen dhe as përqindjet e larta të atyre që përcaktohen si besimtarë të papërcaktuar…”, u shpreh ai.

Publikime te ngjashme