Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, është pyetur në emisionin “Pressing” në T7, nëse Republika e Kosovës po rrëshqet drejt një rruge jokushtetuese sa i përket procesit të zgjedhjes së presidentit të ri.
Lidhur me këtë krizë institucionale, ai gjatë një ndërhyrjeje direkte në emision potencoi:
“Nga mesnata e nesërme mbyllet zyrtarisht afati kushtetues, gjë që e lë Republikën pa president dhe vulos dështimin e institucioneve në këtë proces zgjedhor. Jam tejet kureshtar të dëgjoj nesër qëndrimin e Vjosa Osmanit mbi këtë situatë politike, pasi jam i bindur se ajo do të dalë me një pozicionim të qartë”.
“Pozicioni i subjektit tonë karshi kandidaturës së Glauk Konjufcës do të kristalizohet gjatë ditës së nesërme, duke qenë se deri më sot nuk kemi pasur ndonjë emër zyrtar në diskutim”, shtoi tutje Haziri../lajmishqip.net









