Gjykata ndalon mbylljen e USAID, Gjyqtari: Musk dhe agjencia të kthejnë punonjësit e shkarkuar

0 minutes, 51 seconds Read

Një gjykatës federal në Shtetet e Bashkuara ndaloi Departamentin për Efikasitetin e Qeverisë, department ky i drejtuar nga Elon Musk që të ndërmarrë hapa të tjerë për mbylljen e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar duke arsyetuar se mbyllja e USAID nga departamenti i drejtuar nga Elon Musk me shumë gjasë ka shkelur kushtetutën, pasi kjo organizate ishte themeluar nga Kongresi Amerikan.

Gjykatësi i Mariland, Theodore Chuang, përmes një vendimi fillestar, e urdhëroi këshilltarin e presidentit amerikan Donald Trump, Elon Musk, dhe agjencinë që ai e udhëheqë që t’ia kthejë qasjen në sistemin kompjuterit të USAID-it punonjësve me kontratë të agjencisë – përfshirë mijëra punonjësve që u pezulluan nga puna në fund të shkurtit.

Ky vendim vjen pas padisë së ushtruar nga punonjësit dhe ish-punonjësit e USAID-it, të cilët pretendojnë se Musku dhe Departamenti për Efiçiencë të Qeverisë nuk kishin autoritet për ta mbyllur agjencinë e mandatuar nga Kongresi amerikan./GazetaSinjali

Publikime te ngjashme