Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka marrë sot thirrje emergjente nga policia shqiptare se në majën e Jezerscës ka ndodhur një aksident malor.
SHKSHMK pohon se koordinimi ka qenë i shpejtë dhe se menjëherë kanë filluar operacionin e shpëtimit malor.
Informatat e para çuan në kërkim të një alpiniste kroate, e cila kishte rrëshqitur në drejtim të greminës.
E njëjta, fatkeqësisht ka ndërruar jetë.
Ndërkaq, SHKSHMK, në bashkëpunim me autoritetet shqiptare, kanë vijuar operacionin, ku kanë arritur të lokalizojnë 7 bjeshkatarë të tjerë, 3 kroatë dhe 4 serbë, të cilët janë tërhequr gjallë dhe të sigurt.
Ky është njoftimi i plotë i SHKSHMK-së:
Sot rreth 30.03.2024 orës 11:00 kemi pranuar një thirrje emergjente nga Policia e Bajram Currit dhe qendra e Emergjencave Civile Shqiptare për ndihmë në një aksident malor në majën e Jezercës.
Me një koordinim të shpejtë dhe mbledhje të informatave fillestare me Shërbimin e Kërkim- Shpëtimit Malor të Shqipërisë, dhe gjithë autoritet e shtetit Shqiptar, një skuadër e ShKShMK ka filluar operacionin e shpëtimit malor në kordinatat e dërguara.
Sipas informatave të para një bjeshkatare me shtetësi Kroate kishte rrëshqitur nga faqja malore shumë afër majës së Jezercës në drejtim të greminës, dhe grupi tjetër i bjeshkatarëve nuk kishin më komunikim me viktimën, por kanë pasur qasje në valë dhe kanë lajmëruar autoritetet për ndihmë.
Ekipi ynë së bashku me policinë e shtetit Shqiptar dhe me anëtar të shërbimit të kërkim shpëtimit malor kanë filluar një operacion të shpëtimit nga lugina e Valbonës duke u transportuar me helikopter deri në një pikë të afërt ku ka patur mundësi aterimi.
Fillimisht është bërë çasja te viktima L.Z e lindur më 1981, e cila kishte pësuar lëndime vdejkepruese dhe ishte gjetur pa shenja jete, pastaj është realizuar bartja e kufomëz deri në helikopter për transport në spitalin më të afërt.
Kurse operacioni ka vazhduar me çasje te pjesa e tjetër e grupit të cilët ishin ngujuar në një pozitë të rrezikshme ( 7 bjeshkatarë , 4 shtetas të Kroacisë dhe 3 të Serbisë).
Me të arritur te ngujuarit, shpëtuesit tanë kanë ndërtuar sistem të sigurisë me litar duke i lëshuar deri në pikë të sigurt ( evakuim teknik) dhe nga aty janë evakuar në drejtim të fshatit Vuthaj të Malit të Zi.
Në pjesën Malazeze është bërë kordinimi me Shërbimin e Shpëtimit Malor të Malit të Zi “GSS Crna Gora” dhe operacioni ka përfunduar me sukses pas 10 orëve të plota.
Shprehim ngushëllime për bjeshkatarën e ndjerë, dhe i falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit.