Gjenerali britanik rrëfen për hyrjen në Kosovë në vitin 1999: Ndryshimi është i jashtëzakonshëm

1 minute, 24 seconds Read

Gjeneralmajor, Jeremy Rowan, oficer i lartë në pension i Ushtrisë Britanike, e ka quajtur të jashtëzakonshëm zhvillimin e Kosovës 25 vjet pas çlirimit.

Rowan kishte hyrë në Kosovë një çerek shekulli më parë, me ushtrinë britanike në kuadër të forcave të NATO-s, pas 78 ditë të bombardimeve.

Ai thotë se Prishtina është bërë një qytet kozmopolit e metropolitan.

“Gjithçka është ndryshe, është bërë një qytet kozmopolit e metropolitan shumë i zënë, zhvillimi i tij është i jashtëzakonshëm. E  vetmja gjë që nuk ndryshon është mirëpritja e ngrohtë nga njerëzit këtu. Gjëja që e bën këtë hapësirë ​​të veçantë janë njerëzit”, tha Rowan.

Ai theksoi se gjëja që e bën të veçantë, Kosovën, është mikpritja e ngrohtë e popullit.

“Mbrëmë isha me 20 shokë, këtu po qëndroj me miqtë në qytet, po qëndroj te një doktor dhe gruaja e tij, kështu që nuk po qëndroj në hotel po qëndroj me ta dhe është e jashtëzakonshme”, tha ai për EO.

Rowan dha një mesazh për qytetarët për 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës.

“Ju falënderoj për mikpritjen dhe urime për atë që keni arritur. Madhështore”, tha për Ekonomia Online, gjeneralmajor, Jeremy Rowan.

Ndryshe, Rowan bashkë me miqtë e tij të enjten u pritën në takim nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, me ç’rast i pari i Prishtinës i nderoi me çmimin “Helmeta Ilire”, për kontributin e dhënë në muajin qershor të vitit 1999 në hyrjen e trupave të NATO-s në Kosovë.

 

Publikime te ngjashme