Gavi e provokoi me katër gishta, zbulohet përgjigja epike nga Vini Jr për mesfushorin spanjoll

0 minutes, 53 seconds Read

Gavi ishte në fushë për një kohë të shkurtër duke u inkuadruar në lojë vetëm në minutën e 87-të, megjithatë la gjurmë.

Mesfushori spanjoll u përplas me Viniciusin disa minuta më vonë, teksa mori edhe karton të verdhë.

Të dy futbollistët u përfshinë në një mosmarrëveshje për një top. Pak më vonë, të dy e qortuan njëri-tjetrin për disa gjëra dhe lojtari i FC Barcelona përfundoi duke ngritur katër gishtat në dorë, duke i kujtuar brazilianit golat që kishte pranuar Real Madridi . “Katër” i lexohej në gojë.

Megjithatë, nuk mbaroi me kaq. Siç u tha në programin ‘El Chiringuito’ ,  Vinicius nuk heshti dhe i dha një përgjigje epike mesfushorit të Barcelonës.

“Po, po, por të hënën do të shkoj për Topin e Artë “, i tha Vini JR mesfushorit Gavi.

Kujtojmë që Vini Jr është favoriti kryesor për ta fituar ‘Topin e Artë’ me ceremoninë që mbahet të hënën mbrëma./Telegrafi

https://twitter.com/elchiringuitotv/status/1850320333443682322

Publikime te ngjashme