Fushatë kundër bizneseve shqiptare, në disa rrugë pamflete antishqiptare në Maqedoninë e Veriut

0 minutes, 58 seconds Read

Fushatë kundër bizneseve shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Afishe të shpërndara nëpër Shkup ku bëhet thirrje që të mos blihet nëpër marketet me pronarë shqiptarë. Si cak i këtyre sulmeve ishin marketet Kipper dhe Kit-Go, pronare që është Viva Fresh.

Nga Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut dënuan këtë fushatë duke thënë se kjo dokukuri është tejet shqetsuese.

“OEMVP dënon ashpër dukuri të këtilla të cilit do lloj qofshin ato. E sidomos për kompanitë që punojnë me ndershmëri dhe kryejnë obligime tatimore ndaj shtetit, nga të cilët tatime përfiton edhe ai vet që e bën një marrëzi të këtillë. Kur dihet që kompanitë e këtilla të mëdha paguajnë kontribute marramendëse nga të cilët përfitojnë edhe shqiptarët edhe maqedonasit. Prandaj jo vetëm që e dënojmë rastin por, kërkojmë nga kopetentët të marrin masa, që raste të këtilla mos të përsëriten. Ne u themi keqëdashësve larg duart nga ekonomia e tregut të lirë” , deklaroi kryetari i OEMVP, Mendi Qyra.

 

Publikime te ngjashme