Fundi i shërbimit të detyrueshëm: Kosova ndryshon kurs dhe prezanton modelin e “mbrojtjes totale”

1 minute, 37 seconds Read

Të rinjtë e Kosovës përfundimisht nuk do të jenë të obliguar t’i nënshtrohen shërbimit të detyrueshëm ushtarak.

Kjo iniciativë tashmë është mbyllur zyrtarisht nga institucionet e vendit.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Ministria e Mbrojtjes ka marrë vendim që në vend të detyrimit ushtarak, të implementojë konceptin bashkëkohor të mbrojtjes totale.

Tashmë, qytetarët e Kosovës, pavarësisht vokacionit të tyre, kanë mundësinë të kontribuojnë përmes shërbimit vullnetar.

“Ky model konsiderohet më i menaxhueshëm logjistikisht dhe është në harmoni me praktikat e shumë shteteve anëtare të NATO-s. Esenca e këtyre modeleve është se mbrojtja nuk trajtohet vetëm si barrë e forcave të armatosura, por si angazhim gjithëpërfshirës i shtetit dhe shoqërisë, duke garantuar që çdo qytetar i Republikës ta dijë rolin e tij në raste krizash,” deklaruan nga Ministria e Mbrojtjes për Tëvë1.

Këtë strategji të re të dikasterit të mbrojtjes e ka mirëpritur koloneli në pension, Hysen Gecaj.

“Sistemi i mbrojtjes nuk varet ekskluzivisht nga FSK-ja; këtu ekzistojnë edhe hallka të tjera si AKI-ja, Policia dhe Shërbimet e Emergjencave që në situata lufte marrin përsipër detyra specifike sipas niveleve përkatëse,” theksoi koloneli.

Gecaj shton se ekzistojnë metoda alternative që e zëvendësojnë shërbimin e detyrueshëm pa e mbingarkuar financiarisht buxhetin e shtetit.

“Integrimi i lëndës së mbrojtjes në shkolla për anën teorike, pasuar me javë trajnimi praktik në kazermat e FSK-së, kushton shumë më pak për buxhetin e Kosovës. Prandaj, zyrtarët përgjegjës, nga Qeveria deri te Ministria e Mbrojtjes, duhet të përzgjedhin modelin që përkon me mundësitë tona financiare,” u shpreh ai.

Kujtojmë se gjatë mandatit të parë, kryeministri Albin Kurti pati premtuar realizimin e shërbimit të detyrueshëm, duke insistuar se qëllimi ishte mbrojtja e vendit dhe jo sundimi./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme