Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka paralajmëruar blerjen e helikopterëve për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Maqedonci ka thënë se për punën e helikopterëve janë duke diskutuar me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara dhe Departamentin amerikan të Mbrojtjes, raporton Express.
Mirëpo shtoi, se blerja e helikopterëve parashihet në fazën e tretë të tranzicionit, që fillon në vitin 2025.
“Në kuadër të FSK-së, është e paraparë edhe njësia ajrore, që nënkutpon përvec dronëve Bayraktarë dhe sistemeve tjera ajrore, edhe helikopterët. Edhe për helikopterët, ne jemi në diskutim me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara dhe me Departamentin e Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Edhe helikopterët janë pjesë e fazës së tretë të tranzicionit dhe me të vërtetë është një prej aseteve të nevojshme, të paktën për për pjesën e mbështetjes mbështetjes së autoriteteve civile, përkatësisht të evakuimit mjekësor por edhe kërkim-shpëtimit”, ka deklaruar Maqedonci në RTV Dukagjini.
Ai tha se dronët më nuk e kanë efektin luftarak që kanë pasur në të kaluarën, mirëpo vazhdojnë të jenë të rëndësishëm.
“Pas luftës së Ukrainës, formati I luftës dhe nevojat për sisteme kanë ndryshuar. Helikopterët nuk e kanë më atë efektin luftarak që e kanë pasur në të kaluarën, mirëpo vazhdojnë të jenë të rëndësishëm sidomos për aspektin e transportimit, kërkim shpëtimit dhe evakumit”, ka thënë Maqedonci.