Kreu i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka pritur këtë të hënë në një takim zyrtar drejtuesin e lartë të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Klodjan Braho.
Përmes një komunikate zyrtare, është bërë e ditur se ky bashkëpunim është konkretizuar me nënshkrimin e një marrëveshjeje për formimin e skuadrave të përbashkëta hetimore mes SPAK-ut dhe PSRK-së.
Gjatë bisedimeve, Isufaj dhe Braho rikonfirmuan vullnetin e tyre për një angazhim të palëkundur, duke synuar fuqizimin e koordinimit ndërinstitucional në luftën kundër paligjshmërisë.
“Braho ka theksuar rëndësinë jetike që ka partneriteti strategjik me Prokurorinë Speciale të Kosovës për sigurinë rajonale”, thuhet mes tjerash në njoftimin për media. /lajmishqip.net









