Formacionet zyrtare, Ukrainë – Shqipëri: Sylvinho futet me të gjitha forcat

0 minutes, 48 seconds Read

Shqipëria do të luajë sot (e shtunë) ndeshjen e parë në kuadër të Ligës së Kombeve ku për kundërshtar do ta ketë Ukrainën me fillim nga ora 20:45.

Për shkak të invazionit rus në Ukrainë, ndeshja mes kuqezinjve dhe ukrainasve do të luhet në Çeki.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Të dy trajnerët tashmë kanë publikuar edhe formacionet startuese për këtë takim.

Sylvinho në portë e ka vendosur Thomas Strakoshën ndërsa vija e mbrojtjes përbëhet nga Mario Mitaj, Marash Kumbulla, Ardian Ismajli dhe Elseid Hysaj.

Në repartin e mesfushës nga minuta e parë startojnë dyshja Ylber Ramadani dhe Kristjan Asllani ndërsa Jasir Asani, Nedim Bajrami dhe Qazim Laçi do të përkrahin Rey Manajn i cili luan i vetëm në sulm.

Formacionet zyrtare:

Ukrainë: Trubin, Kabaiev, Matviyenko, Zabarnyi, Brazhko, Konpolia, Sudakov, Shaparenko, Mykolenko, Tsygankov, Yaremchuk.

Shqipëri: Strakosha, Mitaj, Kumbulla, Ismajli, Hysaj, Ramadani, Asllani, Asani, Bajrami, Laçi, Manaj./Telegrafi

Publikime te ngjashme