FC Liria nxjerr në shitje fanellat klasike për tifozët! (Video)

1 minute, 15 seconds Read

FC Liria pas riorganizimit dhe fillimit të punës për stinorin e ri, ka nxjerr në shitje fanellat klasike për tifozët! Më posht e gjeni komunikatën e klubit prizrenas:

“Klasikja” – Versioni për tifozë

Çmimi – 25 euro

Të dashur tifozë të FC Liria,

Me krenari të madhe ju prezantojmë fanellën klasike bardhezi të FC Liria, simbol i historisë dhe traditës së klubit tonë të dashur. Kjo fanellë është më shumë se një uniformë sportive; është një trashëgimi që ka kaluar për dekada nga një gjeneratë te tjetra, duke mbajtur gjallë shpirtin e luftës dhe dashurisë për lojën.

Kjo fanellë nuk do të mbartet nga lojtarët gjatë ndeshjeve, por është krijuar ekskluzivisht për ju, tifozët tanë besnikë

Secili fans tani ka mundësinë unike të bëhet pjesë e kësaj historie të lavdishme duke porositur fanellën klasike bardhezi. Veshja e saj është një mënyrë për të nderuar lojtarët e mëdhenj që kanë mbajtur këto ngjyra dhe për të mbështetur të ardhmen e FC Liria.

Mos e humbni këtë mundësi për të zotëruar një pjesë të trashëgimisë sonë të paharrueshme. Për të porositur fanellën tuaj, kontaktoni ekipin tonë të shitjeve me mesazh në faqen tonë, Facebook apo Instagram. Bashkohuni me ne në festimin e historisë dhe në përkrahjen e të ardhmes së klubit!

Vidoeja me 3 fanellat e KF Liria – Prizren!

Forca FC Liria! 🖤🤍

Sporttex

Publikime te ngjashme