Faton Peci drejtë fitorës historike në Mitrovicë: Prin me mbi 2 mijë vota epërsi ndaj Tahirit

0 minutes, 23 seconds Read

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka numëruar tashmë 92.38% të votave në Komunën e Mitrovicës së Jugut.

Sipas këtyre të dhënave, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, po shkon drejt fitores, duke siguruar 16,393 vota, ose 53.67%.

Kundërkandidati i tij nga PDK-ja, Arian Tahiri, ka marrë 14,149 vota, që përkthehet në 46.33%.

Në bazë të rezultatit aktual, Peci ka krijuar një epërsi prej më shumë se dy mijë votash ndaj Tahirit./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme