Familjet e prekuara në vershimët në Mitrovicë, komuna e subvencionon me nga 2500 euro!

0 minutes, 39 seconds Read

Sot janë ekzekutuar mjetet financiare për familjet e prekura nga vërshimet në Mitrovicë.

Komuna e Mitrovicës ka ndarë nga 2500 euro për 186 familjet e prekura nga vërshimet, gjithsej 465,000.00 €.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Bazuar në propozimin e kryetarit Bedri Hamza dhe vendimin e asamblesë komunale për ndarjen e 2500€ për ekonomitë familjare që kanë pësuar dëme si pasojë e vërshimeve të janarit në komunën e Mitrovicës, pas pranimit të listës nga komisioni sot është bërë ekzekutimi i mjeteve financiare në llogaritë bankare të përfitueseve.

186 familje kanë përfituar nga buxheti komunal, në vlerë totale 465,000.00 €.

Si qeverisje komunale zotohemi që do të vazhdojmë të përkujdesemi për mirëqenien e të gjithë qytetarëve të komunës tonë.

Publikime te ngjashme