Ethet e presidencës: Kurti paralajmëron përpjekje të reja pas ceremonive të Epopesë

0 minutes, 45 seconds Read

Kryeministri Albin Kurti, pas përfundimit të mbledhjes solemne të ekzekutivit për nder të Epopesë së UÇK-së, ka deklaruar para mediave se angazhimi për zgjedhjen e kreut të shtetit do të intensifikohet gjatë orëve të pasdites.

Ai ka shprehur optimizmin e tij se do të sigurohet edhe një kandidaturë tjetër rivale, siç u shpreh ai, “për ta përmbushur kriterin e domosdoshëm kushtetues”.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

“Pas seancës solemne dhe parakalimit të njësive të FSK-së, do t’u rikthehemi përpjekjeve për ta përmbyllur procesin e presidentit. Besojmë dhe shpresojmë që do të kemi edhe një emër të dytë në garë, në mënyrë që të respektohet plotësisht Kushtetuta”, potencoi Kurti.

Ky zhvillim vjen vetëm një ditë pasi Lëvizja Vetëvendosje zyrtarizoi propozimin e saj, duke nominuar Glauk Konjufcën për postin e të parit të Republikës./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme