Ethet e presidencës: Kurti paralajmëron lëvizje vendimtare pas ceremonive të Epopesë – kërkohet kandidati i dytë

0 minutes, 44 seconds Read

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, pas përfundimit të mbledhjes ceremoniale të kabinetit qeveritar për nder të Epopesë së UÇK-së, u deklarua para medieve se gjatë pasdites do të intensifikohen përpjekjet finale për zgjedhjen e të parit të shtetit.

Ai shprehu pritshmërinë që të sigurohet një kandidaturë alternative, me qëllim që, siç u shpreh ai, “të përmbushet në tërësi kriteri kushtetues” për procesin e votimit.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

“Pas seancës solemne dhe parakalimit të njësive të FSK-së, do t’u rikthehemi angazhimeve për ta përmbyllur procesin e presidentit, duke shpresuar në një emër të dytë që mundëson respektimin e Kushtetutës”, potencoi Kurti.

Ky zhvillim vjen vetëm një ditë pasi Lëvizja Vetëvendosje zyrtarizoi propozimin e saj, duke nominuar Glauk Konjufcën për postin e Presidentit të Republikës./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme