Ethet e naftës pas arrestimit të Maduros: si po reagon tregu global ndaj lëvizjes së guximshme të ShBA-së

1 minute, 6 seconds Read

Çmimet e naftës shënuan rënie këtë të hënë, pasi furnizimet e mjaftueshme në shkallë globale arritën të kompensojnë shqetësimet për ndërprerje të mundshme, pas arrestimit bujshëm të presidentit venezuelan, Nicolas Maduro, nga forcat amerikane gjatë fundjavës.

Konkretisht, kontratat e ardhshme për naftën e papërpunuar Brent ranë me 50 cent, ose 0.8%, duke u kuotuar në 60.26 dollarë për fuçi. Në të njëjtën linjë, nafta amerikane West Texas Intermediate (WTI) pësoi një rënie prej 53 centësh, apo 0.9%, duke zbritur në vlerën 56.79 dollarë për fuçi.

Pas prangosjes së Maduros në Nju Jork të dielën, Presidenti Donald Trump deklaroi se Uashingtoni do të marrë kontrollin e vendit, duke konfirmuar se embargoja amerikane ndaj naftës venezueliane mbetet në fuqi të plotë.

Analistët vlerësojnë se, në një treg global të mbingarkuar me rezerva, çdo pengesë e mëtutjeshme në eksportet e Venezuelës do të ketë ndikim të papërfillshëm të menjëhershëm në çmime. Ndërkohë, Trump i ka vendosur rezervat e pasura të Venezuelës në qendër të planit të tij për ndryshimin e regjimit, duke lënë të kuptohet se kompanitë amerikane pritet të investojnë miliarda dollarë në infrastrukturën energjetike të këtij vendi./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme