“Escorta”, policia i ndalon 50 persona, prej tyre 26 gra të shteteve të huaja e 24 kosovarë

1 minute, 33 seconds Read

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNj), në vazhdën e realizimit të objektivave vjetore, gjatë vitit 2024, kanë trajtuar edhe rastet që lidhen me dukurinë e njohur si ‘Escorta’.

Hetuesit kanë monitoruar faqe të internetit, rrjete sociale e kanë kryer mbledhje të fakteve e provave nga tereni. Gjatë vitit, lidhur me këtë dukuri, nën dyshimin për përfshirje në veprimtarinë “Marrie me prostitucion’, policia ka trajtuar 22 raste.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

“Gjatë trajtimit të këtyre rasteve, hetuesit policorë kanë identifikuar 50 persona të dyshuar (26 femra dhe 24 meshkuj). Kurse, sa i përket shtetësisë, personat e dyshuar të përfshirë në këtë veprimtari janë: 12 femra shtetase të Kolumbisë, 10 femra shtetase të Venezuelës, 2 femra shtetase të Perusë, 1 femër shtetase e Turqisë, 1 femër shtetase e Ukrainës dhe 24 meshkuj shtetas kosovarë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa është bërë e ditur se të dyshuarit janë dënuar nga gjykatat me gjoba në të holla, ndërsa shtetaseve të huaja nga gjykata u është lëshuar masa plotësuese Urdhër-Dëbim nga territori i Republikës së Kosovës.

“Të gjitha këto raste janë referuar Gjykatave Themelore (Departamenti për Kundërvajtje), ku personat e përfshirë (femra dhe meshkuj) janë dënuar nga gjykatat me gjoba në të holla, ndërsa shtetaseve të huaja nga gjykata u është lëshuar masa plotësuese Urdhër-Dëbim nga territori i Republikës së Kosovës dhe ndalesa e hyrjes prej 3 vite në vendin tonë. Të gjitha këto raste, për realizimin e masës Urdhër-Dëbim sipas kompetencës është marrë Policia Kufitare”, thuhet në njoftim.

Policia, falënderon qytetarët për bashkëpunim dhe  mbetet e përkushtuar të vazhdojë, të hetojë e të merr masa parandaluese ndaj kësaj dukurie dhe rasteve tjera kundër ligjore./Indeksonline/

Publikime te ngjashme