Erdogan i kërkoi Ramës që Shqipëria të bëhet pjesë e padisë ndaj Izraelit?

2 minutes, 13 seconds Read

Jo vetëm ndalimin e organizatës FETO në sektorin fetar, arsim, drejtësi, polici e shëndetësi, por edhe mbështetje për padinë e ngritur nga Afrika e Jugut kundër Izraelit. Këtë i këkroi presidenti turk Rexhep Taip Erdogan kryeministrit Rama në telefonatën e zhvilluar dje. Këtë zbuloi gazetari Sokol Brahaj në studion e Ditarit me Bruna Çifligun në A2 CNN, duke iu referuar edhe mediave turke dhe analistëve. Sipas tij kjo çështje nuk është bërë e ditur nga presidenca turke.

“Erdogan i ka bërë një telefonatë Ramës dhe kanë biseduar për çështjet rajonale, aktuale politike e të biznesit, por ajo që nuk është shprehur, sipas komentatorëve turq, thuhet që Turqia ka kërkuar qe Shqiperia të jetë pjesë e padisë në gjykatën ndërkombëtare kundër izraelit që ka hapur Afrika E Jugut,. Mbi 70 shtete ku bën pjesë edhe Spanja, kanë bërë kërkesë që të jenë pjesë e padisë së Afrikës së Jugut kundër Izraelit. Erdogan ka kërkuar që Shqipëria të japë suportin e tij si shtet. Shqiptarët kanë jetuar gjenocid në Kosovë dhe e dinë shumë mirë çdo të thotë gjenocid dhe çfarë vuajnë fëmijët e populli. Izraeli po bën gjenocid mbi popullin palestinez dhe ka kërkuar ndihmën e kryeministrit Rama e Shqipërisë”.

Sa i takon pengimit të organizatës FETO në Shqipëri, kjo është një kërkesë e vazhdueshme e presidentit turk, por tani në gusht sipas gazetarit, është një paralajmërim në prag të vitit të ri shkollor, për të mos çuar fëmijët në këto institucione. Shqipëria ka mbyllur disa institucione turke, me pretekste të ndryshme jo si pjesë e FETO-s se në vendin tonë nuk njihet si organizatë terroriste.

“Erdogani ka kërkuar me këmbëngulje që kryeministri Rama të pengojë çdo funksion të organizatës FETO nga KMSH, arsimi drejtësia, policia e shëndetësia. Shqipëria ka mbyllur disa institucione turke, me pretekste të ndryshme jo të FETO-s, se nuk njihet në Shqipëri si organizatë terroriste. Kjo del në pah në gusht sepse sipas burimeve zyrtare tashmë janë regjistrimet për vitin e ardhshëm shkollor dhe duan të ndërgjegjësojnë popullin shqiptar që të mos çojnë fëmijët në kolegje e shkollën e FETO-s dhe për këtë arsye kjo është pika kryesore. Të tjerat nuk fliten”.

Organizata FETO në Turqi konsiderohet si organizatë terroriste dhe cilësohet si një ndër krimet më të rënda, ndërsa çdo ditë ka arrestime.

 

Publikime te ngjashme