Erdoğan: Gaza është bërë “kampi më i madh i shf*arosjes në botë”

1 minute, 4 seconds Read

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se Rripi i Gazës është bërë “kampi më i madh i shfarosjes në botë”, duke shtuar se Izraeli ka kryer një mizori që “do ta kalojë Hitlerin”, raporton Anadolu, transmeton KosovaPost.

“Udhëheqësit dhe organizatat perëndimore, detyra e të cilëve është të garantojnë sigurinë ndërkombëtare, e kanë parë këtë brutalitet nga larg për gati 300 ditë”, tha presidenti Erdoğan në një fjalim në kryeqytetin Ankara.

“Sa fëmijë të tjerë duhet të vdesin për të parë që politikat pushtuese të Izraelit rrezikojnë të gjithë rajonin… Shikoni, kjo nuk është një rrugë që mund të vazhdojë”, shtoi ai.

Presidenti turk gjithashtu bëri thirrje që të ndalet menjëherë “brutaliteti dhe barbarizmi i Izraelit para se të jetë tepër vonë”.

Ai shtoi se Izraeli është i vetmi vend në rajon që kërkon sigurinë e tij përmes “agresionit, masakrave dhe konfiskimit të tokës”, duke vepruar si një “organizatë terroriste”.

“Shteti i paligjshëm izraelit është një kërcënim jo vetëm për Palestinën dhe Libanin, por për njerëzimit në tërësi, për të gjithë botën në këtë pikë”, tha presidenti Erdoğan.

 

Publikime te ngjashme