Erdogan: Ashtu sikurse njërzimi e ndaloi Hitlerin, do ta ndaloj edhe Netanjahun!

0 minutes, 52 seconds Read

Recep Tayyip Erdogan, në një fjalim para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, i bëri thirrje Kombeve të Bashkuara të vendosin masa shtrënguese kundër Izraelit, duke përfshirë përdorimin e vetë forcës.

Presidenti turk reagoi ndaj sulmeve të Izraelit ndaj Libanit dhe objektivave të Hezbollahut që filluan dje dhe bëri disa krahasime me Luftën e Dytë Botërore.

“Ashtu sikurse Hitleri u ndalua nga aleanca e njerëzimit, ashtu edhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu dhe rrjeti i tij i vrasjeve duhet të ndalet nga aleanca e njerëzimit”, tha lideri turk.

Ai akuzoi SHBA-në se vazhdon të armatos Izraelin në mënyrë që të mund të vazhdojë masakrat e tij, ndërkohë që publikisht pretendon se po bënë thirrje për armëpushim.

“Vendet që mbështesin Izraelin janë hapur bashkëfajtorë në këtë masakër”, u tha 70-vjeçari SHBA-së dhe aleatëve perëndimorë.

Ndryshe, Izraeli ka nisur fazën e re të luftës, tashmë në Liban, pas asaj me Hamasin në Gaza.

Publikime te ngjashme