Enver Hasani godet dekretin e Osmanit: Shpërndarja e Kuvendit është përpjekje brutale për përmbysjen e rendit kushtetues

1 minute, 53 seconds Read

Dekreti i Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për shpërndarjen e legjislativit dhe dërgimin e vendit në zgjedhje të parakohshme është tërësisht jokushtetues, ka vlerësuar ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani.

Profesori i së drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, në një bisedë për KosovaPress, potencoi se dështimi i djeshëm për zgjedhjen e kreut të shtetit nuk prodhon automatikisht efekte për shpërndarjen e Kuvendit.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Sipas tij, me nisjen e procedurave formale tashmë ka filluar rrjedhja e afatit 60-ditor, ndaj ai e sheh si emergjente që Gjykata Kushtetuese të vendosë masë të përkohshme për të parandaluar erozionin e mëtejmë të rendit ligjor.

Hasani paralajmëroi se me këtë vendim të Osmanit janë goditur themelet e shtetit “më rëndë dhe më thellë se në çdo periudhë tjetër që nga shpallja e pavarësisë më 17 shkurt 2008”.

Në vijim, ai sqaroi se shkelja e thjeshtë e afatit 30-ditor nuk mund të prodhojë asnjë pasojë juridike ndaj institucionit të Kuvendit.

Hasani argumentoi se shpërndarja e legjislativit për shkak të këtij afati kërkon domosdoshmërisht pajtimin e të gjitha subjekteve politike, pasi në të kundërtën ndryshohet forma e qeverisjes nga parlamentare në presidenciale, gjë që realizohet vetëm përmes amendamenteve. Ky akt, sipas tij, paraqet përpjekjen më brutale për përmbysje të rendit juridik në historinë e shtetit.

Ish-kryetari i Kushtetueses insistoi se ky dekret arbitrar duhet të kontestohet patjetër, pasi papërgjegjshmëria e shfaqur ndaj Kushtetutës nuk duhet të lejohet të kalojë në heshtje. Duke qenë se afati 60-ditor tashmë është aktiv, gjykata duhet të ndërhyjë urgjentisht për të penguar degradimin e mëtejmë.

Ai e ritheksoi se dekreti i sotëm preket direkt në substancën e organizimit të pushtetit shtetëror në Republikë.

Ndërkaq, Hasani vlerësoi se ankesa e Lëvizjes Vetëvendosje për afatet nuk përbën çështje për shqyrtim, ndryshe nga akti i shpërndarjes së Kuvendit.

Sipas tij, dekreti i zonjës Osmani është një veprim skandaloz që ka tronditur themelet e rendit kushtetues në përmasa të paprecedenta që nga viti 2008 e deri më sot./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme