Kryetarja e partisë NDS, njëkohësisht zëvëndëskryeministria, Emilija Rexhepi, ka shpallur fitore në zgjedhjet nga komuniteti boshnjak.
Përmes një njoftimi në facebook, ka njoftuar se Partia e Re Demokratike (NDS) është partia politike më e votuar në komunitetin boshnjak dhe fituesja e Zgjedhjeve Parlamentare të vitit 2025.
“Partia e Re Demokratike (NDS) është partia politike më e votuar në komunitetin boshnjak dhe fituesja e Zgjedhjeve Parlamentare të vitit 2025!
Dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë të përzemërt për të gjithë votuesit tanë, mbështetësit, aktivistët dhe njerëzit nga lista fituese e SKZH-së që dhanë një kontribut të madh në këtë fitore të madhe!
Faleminderit atyre prej jush që na mbështetën, njohën punën tonë dhe besuan në vizionin tonë! Ne vazhdojmë edhe më të fortë, edhe më të vendosur – për një të ardhme më të mirë për të gjithë ne!”, thuhet në njoftim.