Këngëtarja Elsa Lila ka ndarë me publikun detaje nga përjetimi i vrasjes së të ëmës, ngjarje e cila ka nodhur kur ajo ishte në moshë të vogël.
Gjatë një bisede me banorë të “Ferma Vip’, një reality show ku ajo është pjesë, Lila tregon se ka numëruar ditët që të mbushte 18 vjeç dhe të ‘luftonte’ për të vënë para drejtësisë autorët.
“Të jetojë njeriu për të mbushur 18 vjeç. Unë isha 15 vjeç dhe numëroja, ditët, orët, sekondat që të mbushja 18 të hapja procesin”,- tha ajo.
Më tej, këngëtarj sqaroi se sapo është bërë 18 vjeç ka marrë avokat dhe ka nisur procedurat ligjore.
“Unë që në moshën 18 vjeçe kam marrë avokat penalist, e di pse? Për mamanë time”,- tregoi ajo.
E ëma e Elsa Lilës, Eva Vishaj u gjet e vrarë me plumb në kokë në vitin 1997