Brenda mureve të shtëpisë së Big Brother VIP ka ndodhur tashmë puthja e parë zyrtare për këtë edicion televiziv.
Ina dhe Keijsi kanë shkëmbyer puthje mjaft pasionante, duke e pasuar këtë moment me përqafime të ngrohta në krahët e njëri-tjetrit.
Të dy protagonistët nuk janë emra të panjohur, pasi ishin pjesë e “Për’Puthen”, ku Keijsi kishte një lidhje me Stelinën, romancë që përfundoi sipas kësaj të fundit pikërisht për shkak të Inës.
Në momentin e hyrjes në shtëpinë më të famshme në vend, ata u deklaruan si miq të mirë, por kjo shoqëri duket se u tejkalua përfundimisht me këtë akt.
Vlen të theksohet se të dy banorët, së bashku me Mirin, Selin dhe Lornën, ndodhen aktualisht në një televotim të ethshëm për qëndrimin në shtëpi./lajmishqip.net
