Ekskluzive! Ky është “sheiku” arab që u arrestua në Prishtinë

0 minutes, 43 seconds Read

Njësiti Fast Kosova i Policisë së Kosovës, sot pas një pune intensive në terren, ka arritur të lokalizojë dhe më pas të arrestojë në Prishtinë, një shtetas nga Arabia Saudite, i cili ishte i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar.

“Personi i arrestuar, me inicialet M.Th.K., ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Arabisë Saudite për përfshirje në veprimtari penale (mashtrime financiare).

Ndaj personit të arrestuar do të vazhdojnë procedurat e parapara për raste të tilla në koordinim me institucione tjera, përfshirë organet e drejtësisë” thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.

Burime të Indeksonline pohojnë se i dyshuari në fjalë është Mohammed Khalikah Al Thawab, 52 vjeçar.

I dyshuari në djalë dyshohet të ketë krye mashtrime të ndryshme financiare, teksa u arrestua në rrugën “Bajram Kelmendi”./Indeksonline

Publikime te ngjashme